Ervan Fuere, ish ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoni

“Në fjalimin tim që në kongresin tematik të BDI-së, në mars të vitit të kaluar e theksova rolin qetësues që kishte kjo parti në menaxhimin e konflikteve ndër-etnike, shumica e cilave janë shkaktuar nga VMRO-DOMNE-ja, dhe që kjo ka kontribuuar në ruajtjen e stabilitetit të vendit në kohëra të tilla krize. Në të njëjtën kohë, e kam theksuar edhe zhgënjimin tim nga BDI që nuk e ka ngritur më fuqishëm zërin kundër keqpërdorimit serioz të fuqisë dhe shkatërrimit të të drejtave themelore njerëzore nga partneri i saj, VMRO-DPMNE. Duke vepruar kështu, besoj fuqishëm se BDI po e shkatërron strategjinë e politikës së jashtë që e ka pasur për qëllim ta arrijë gjatë viteve që ekziston në skenën politike, atë të integrimit në Bashkimin Evropian.
Sa më shumë që rri lidhur me partnerin e tyre të koalicionit, aq më shumë do të njolloset me brushën e njëjtë të sundimit autoritar dhe refuzimin e shtetit të së drejtës. Maqedonia është bërë një vend i njohur për mungesën e procesit demokratik dhe faljes së zyrtarëve të lartë të dyshuar për krime penale. A dëshironi partia BDI të njihet si pjesë e këtij regjimi?” tha për Portalb.mk Fuere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button