Tragjedi në Turqi, nga zjarri humbin jetën babai me gjashtë fëmijë

Zjarri që shpërtheu gjatë natës në një shtëpi familjare në qytetin Gaziantep në jug të Turqisë, ka lënë të vdekur shtatë persona dhe një të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia ndodhet në fshatin Taslica, në Sehitkamil. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Ekipet e zjarrfikësve arritën të shuajnë zjarrin. Në vendin e ngjarjes pas shuarjes së zjarrit u konfirmua se zjarri la të vdekur babanë Mehmet Emin Bakir dhe gjashtë fëmijët e tij.

Nëna Naciye Bakir është shtruar në spital.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me këtë rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button