Gjermania inauguron autostradën prej 100 km, vetëm për biçikleta 

Gjermania përuroi pjesën e parë prej 5 km të autostradës më të madhe për biçikleta e cila do të ketë një gjatësi prej më shumë se 100 km, që lidh 10 qytete në perëndim e duke përfshirë Duisburg, Bochum dhe Hamm, si dhe katër universitete.
Kjo autostradë është një rrugë krejtësisht e veçantë e do të mbetet plotësisht të lirë vetëm për biçikletat.

Ashtu si një autostradë konvencionale, autostrada e biçikletave ka linja të vazhdueshme, linja të thyera dhe linja të përziera, e normalisht edhe ndriçim.

Megjithatë, çiklistët nuk duhet të shqetësohen për kamionë apo autobus që mund të pengojnë  rrugën e tyre.

Është vetëm një rrugë e qartë me kilometra e kilometra vetëm për biçikleta.

Në një studim të kryer nga grupi i zhvillimit rajonal, RVR, kjo autostradë duhet të zvogëlojë numrin e makinave në qarkullim me  50.000 makina çdo ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button