Me banka islame do ti vije fundi kaosit në Evropë

Parimet kryesore bankare, në bazë të ligjit islamik, janë që transaksioni duhet të jetë pa interes, çdo kredi duhet të mbulohet me pronësi dhe të mos merren me çështje financiare me rrezik të lartë.

Bankat në mbarë botën janë duke luftuar me krizën dhe pasojat e saj që nga viti 2008, ndërsa të ashtuquajturat shtëpi islame të parave janë duke lëvizur në drejtim krejtësisht të kundërt, të suksesshëm.

Kjo metodë bankare është forcuar gjatë dy ose tri dekadave të fundit dhe norma mesatare e tanishme është rreth 15 për qind rritje për çdo vit që i bën bankat islamike një fenomen të shekullit 21.

Legjislacioni i Maqedonisë nuk lejon një punë të tillë dhe udhëhiqet nga përvojat perëndimore.

Kredi pa interes

Ligji ynë nuk e lejon këtë lloj praktike, por është i bazuar në praktikat konvencionale.

Kjo lloj metode (Bankat Islame) më shumë janë të përfaqësuara në Evropë dhe Amerikë. Ky sistem i punës është stabil dhe nuk lejon ekzistimin e huamarrësve” , thotë profesori i UEJL-së Mirolub Shukarov në librin e tij “SUKUK-muslimanët huamarrës pa interes” .

Nuk ka manipulime

Financimi Islam është i bazuar në parimit e ndalimit të pagesës ose të mbledhjes së interesit në çdo formë, ndarja e detyrueshme të fitimit apo humbjes, si dhe ndalim mbi investimet në armatime, pornografi, alkool dhe lojërat e fatit.

Bankat islame janë prezentë në Ballkan

Banka e parë islame në Evropën Juglindore është Bosna Bank e cila planifikon zgjerimin e sajë edhe në Kroaci.

Banka e parë e këtij lloji Islamik Fajnans haus është themeluar në Luksemburg në 1978.

Lajme të ngjashme

Back to top button