Emigrantit shqiptar të papunë në Itali i buzëqesh fati me një të gërvishtur

Një emigranti shqiptar në Itali i ka buzëqeshur fati, ku vetëm me një të gërvishtur në një biletë ka mundur të fitojë 10 mijë euro.

Personat që fitojnë përmes lotarive gërvishtëse janë të shumtë, por ajo që e bën të veçantë historinë e shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, është se ai mendonte të kishte fituar vetëm 10 euro.

Shqiptari i papunë, mendoi të provojë fatin duke blerë pesë bileta në një kioskë në një provincë italiane, e cila shërben për shitjen e biletave por edhe të cigareve. Të nesërmen shqiptari është rikthyer pasi në njërën prej biletave kishte rezultuar fitues.

Por ai i kërkoi shitësit të merrte në këmbim 10 euro, pasi aq ishte shuma që ai mendonte se kishte fituar. Massimo Cavalli, shitësi i kioskës, ka parë biletën dhe ka konstatuar se në fakt bëhej fjalë për 10 mijë euro.

Ai nuk ka ngurruar t’i japë lajmin e mirë shqiptarit, duke e bërë atë të lumtur. “U gëzua shumë dhe më tha se do të riparonte shtëpinë me ato para”, shprehet Cavalli për mediat italiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button