Britania e shqetësuar për angazhimin e Gruevskit në Maqedoni

Ministri i Jashtëm britanik në hije, Hillari Ben, ka kërkuar sqarim nga sekretari shtetëror britanik për politikë të jashtme në Maqedoni, pasi që presidenti i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtor të tyre që janë nën hetim, njofton Portalb.

Sekretari shtetëror, Filip Hamond, thirret në deklaratën e ministrit për Evropë, Dejvid Lidington, në të cilën shprehë shqetësim të thellë.

“Ashtu siç qartë theksoi ministri Lidington, ne jemi thellë të shqetësuar për shkak të vendimit të presidentit Ivanov për faljen e personave që janë nën hetime. Vendimi i mbron ish ministrat që janë të dyshuar për korrupsion, ndërkaq me atë qytetarëve të Maqedonisë ua shkurtojnë të drejtën. Funksionimi i sundimit të shtetit do të thotë që të njëjtët patjetër duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, ndërkaq akuzat plotësisht të hetohen”, tha Hamond, transmeton Portalb.

Ai ka theksuar gjithashtu se bashkë me partnerët ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje Ivanovit që ta tërheqë vendimin dhe se kanë shprehur shqetësim  të madh për besueshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por edhe për nivelin e angazhimit në proceset demokratike të ish kryeministrit dhe liderit të partisë në pushtet VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button