Ambasada e Holandës: Kunders e përsëriti shqetësimin për gjendjen e Maqedonisë

Ministri holandez i punëve të Jashtme, vendi i të cilit kryeson me BE-në, Bert Kunders dje dërgoi letër deri te liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, ku shprehë shqetësimin e tij për gjendjen në Maqedoni dhe kërkon zgjidhje urgjente për tejkalimin e krizës, njofton Portalb.mk.

Në letrën ashtu siç thonë nga Ambasada e Holandës në Maqedoni, Kunders edhe njëherë e ka theksuar rëndësinë për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos, të rëndësishëm për ardhmërinë euroatlantike të Maqedonisë dhe u ka bërë thirrje të gjitha partive që të gjejnë zgjidhje për të dalë nga kriza.

“Njëkohësisht, në letër shprehet shqetësim në lidhje me vendimin për abolim të presidentit Ivanov dhe i bën thirrje që presidenti menjëherë ta tërheqë vendimin”, shkruhet në kumtesën e Ambasadaës së Holandës në Maqedoni.

Përndryshe, dje Kunders dërgoi letër deri te liderët e partive politike nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, në të cilën letër shkruhej:

“Si kryesues me Këshillin e BE-së dhe mbështetës shumëvjeçar i vendit tuaj, ju shkruaj juve dhe nënshkruesve tjerë të Marrëveshjes së Përzhinës për të shprehur shqetësimin për situatën politike. Komuniteti ndërkombëtarë fuqishëm qëndron pas partive të përfshira në krizë. Por, zbatimi i plotë i Marrëveshjes që së bashku e firmosët, dhe reformat urgjente janë elementare për një të ardhme euro- atlantike për vendin tuaj. Për këtë shkak, është vitale që të ketë stabilitet në vendin tuaj dhe prosperitet për qytetarët tuaj, liderët politike, të gjeni dalje nga kriza aktuale” thotë shefi i diplomacisë holandeze.

Ministri holandez thotë se liderët politik janë përgjegjës për menaxhimin me krizën aktuale dhe shton se ekzistojnë dy elemente që menjëherë duhet të adresohen, njofton Portalb.mk.

“E para, kushtet minimale për zgjedhje të besueshme, që në janar- shkurt i konfirmuan BE dhe SHBA, nuk janë plotësuar: 1. Pastrimi i listës zgjedhore; 2. Reforma në media; 3. Ndarja e partisë nga shteti dhe ndalimi i frikësimit të votuesve. Zgjedhjet korrekte, demokratike dhe të lira janë të domosdoshme për të ardhmen e shtetit. E dyta, duhet menjëherë të tërhiqet vendimi i presidentit për falje që t’i mundësohet PSP-së pa pengesa të bëj punën e vet” thuhet në letrën e Kunders.

LEXO: Makineria gjermane përvesh duart për Maqedoninë, çfarë pritet?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button