fbpx

Kuadro të reja në USHT për edukimin e personave me aftësi të kufizuara

Në Universitetin shtetëror të Tetovës sot është shënuar dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara. 

Shadija 13 vjeçare, një vajzë simpatike me aftësi të kufizuara recitoi një vjershë para profesorëve dhe studentëve.

Në kuadër të fakultet Filozofik është hapur Katedra e Edukimit special dhe rehabilitimit që ka për qëllim edukimin e kuadrove të reja të cilët do ti edukojnë dhe rehabilitojnë personat me aftësi të kufizuara.

“Duke pasur parasysh se në vendin tonë mungojnë kuadro për edukim dhe rehabilitim të personave me aftësi të kufizuara, ne kemi përpiluar një program studimor ku studentët do  të mund pas katër vitesh të jenë në gjendje të trajtojnë një person me aftësi të kufizuar” tha prodekani për çështje arsimore, Fahri Ramadani.

Profesori Benjamin Mehmeti tha se programin studimor për përkujdesjen e këtyre personave dhe e ndjekin 36 studentë.

“Pjesën teorike e ligjërojnë profesorë eminent të kësaj sfere ndërsa studentët punën praktike do ta zhvillojnë në qendra ditore dhe shkolla që kanë paralele për persona me aftësi të kufizuara.” tha Mehmeti.

Një prej tyre është shkolla fillore “Liria” në Tetovë.

Studentët e Katedrës së Edukimit special dhe rehabilitimit demonstruan disa raste ku ata komunikonin me shenja.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button