Testimi ekstern, ja ndryshimet që priten gjatë vitit të ardhshëm

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në muajin qershor do t’i nënshtrohen testimit  ekstern, i cili edhe këtë vit nuk do të pësojë ndryshime nga ai i viteve të kaluara. Mësimdhënësit dhe nxënësit gjatë vitit që lamë pas u ankuan, protestuan dhe bojkotuan, mirëpo ende nuk ka ndryshime konkrete në përmbajtjen apo mënyrën e realizimit të këtij testimi, njofton Portalb.mk

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë për Portalb.mk se është punuar dhe janë marrë masa që ky testim të jetë pa probleme.

“Si gjithmonë ne intervenojmë aty ku nevojitet dhe kemi punuar që gjithçka të shkon siç është planifikuar, dhe të mos ketë probleme edhe pse ato teknike mund të jenë prezent shkaku që janë të paparashikueshme”, thonë për Portalb nga Zyra për Informim e MASH.

Sa i përket premtimit për ndryshimin e formës së testimit dhe konsultim me mësimdhënësit, nga MASH nuk japin sqarime, por thonë se për çdo risi mediat dhe të gjithë do jetë i informuar.

“Të gjitha njoftimet sa i përket testimit ekstern janë në ueb faqen e MASH-it. Spekulime ka dhe gjithmonë do të ketë sa i përket ndryshimeve në testimin ekstern. Për çdo risi do të ketë njofime zyrtare nga ana jonë”, tha për Portalb, Goran Galevski, zëdhënës i MASH-it.

Ndërkaq nga ana tjetër kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), Dega Kumanovë, Samet Jahiji thotë për Portalb, se është realizuar takim në MASH ku është diskutuar mundësia që testimi ekstern të realizohet vetëm për klasat e pesta dhe të nënta, e jo si deri më tani që nxënësit e të gjitha klasave dhe viteve i nënshtrohen të njëjtit.

“Ne realizuam një takim në MASH, dhe biseduam mbi testimin ekstern. Ne ishim kundër tij dhe kërkonim anulimin, mirëpo ish ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi dha idenë që gjatë vitit të ardhshëm ky testim të realizohet vetëm nga nxënësit e klasave të pesta dhe të nënta. Mirëpo se a ishte kjo diçka reale apo vetëm për të fituar pikë politike, na ngelet të shohim deri në vitin e ardhëm, kur do të vjen koha e testimeve”, tha Jahiji.

Ai shtoi se MASH la shumë punë të pa bëra, ndër to është edhe dënimi i mësimdhënësve.

“Vitin e kaluar nuk është dënuar asnjë mësimdhënës, mirëpo kjo ende ngelet çështje e hapur pasi që nuk është sjell vendim i përhershëm, por i përkohshëm. Plus sipas mendimit tim, me të hollat që organizohet ky testim i dështuar, do të ishin ndërtuar e rinovuar shumë shkolla, të cilat kanë nevojë urgjente për investim”, tha Jahiji.

Ndryshe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kësaj radhë përveç se do të ballafaqohen sërish me tesimit ekstern i cili deri më tani rezultoi të jetë skandaloz, këtë vit ata parashikohet të ballafaqohen edhe me presione të ndryshme për shkak të zgjedhjeve të cilat janë caktuar po në atë kohë./Portalb

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern profesorëve dhe jo studentëve

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Çfarë problemesh fsheh testimi ekstern?

Nxënësit shqiptarë nën presion dhe frikë!

Testimi ekstern, pse heshtin nxënësit shqiptar?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button