‘Preni penjtë, java kundër tregtisë më fëmijët’

Nga 2-9 dhjetor në Maqedoni shënohet java botërore kundër tregtisë me njerëz.

Motoja e fushatës në Maqedoni është ‘Preni penjtë e eksploatimit të tregtisë më fëmijë në Maqedoni’.

Kjo fushatë ka për qëllim të formojë një Fond për përkrahjen e fëmijëve të cilët janë të obliguar të kërkojnë lëmosh që të mbulojnë harxhimet për ushqim dhe veshmbathje si dhe zgjidhjen e problemeve shoqërore.

Tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre është fenomen që e shohim për çdo ditë: fëmijë këmbëzbathur, në semaforë me duar të zgjatura që lusin për një denar, është ky fenomen që nuk duhet t’ia kthejmë shpinën.

Humanitein tuaj mund ta shprehni këtu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button