Çfarë ndodh nëse hedh benzinë në një makinë me naftë dhe anasjelltas?

Dikur pompat e benzinës dhe te naftës ne stacionet e furnizimit publik ishin te ngjashme dhe kjo e bënte shume frekuent gabimin e mësipërm, por edhe sot, kur ato janë te dukshme dhe dallueshme vizualisht, gabimi nuk përjashtohet.

Dhe ne këtë rast, pasojat janë te renda, veçanërisht nëse ne makinën me nafte kemi hedhur benzine. Ne këtë rast, gjeja me e mire është qe nëse e kapim shpejt gabimin, te mos e ndezim motorin, te thërrasim makinën tërheqëse dhe ta dërgojmë tek mekaniku, i cili e zbraz serbatorin dhe e pastron mire. Por nëse e ndezim motorin, kemi shkaktuar një dem te madh te motori.

Nëse normalisht ne një motor me nafte, karburanti i duhur lubrifikon sistemin e injeksionit, përkundrazi, benzina shkatërron shtresën lubrifikuese te mureve dhe ne këtë rast demi përfshin shume pjese te motorit, si valvola, pistona, filtra te cilat duhet te zëvendësohen te gjitha.

Me i vogël është demi kur ndodh e kundërta, pra kur ne një motor me benzine hedhim nafte. Ne këtë rast, edhe nëse ne serbatorin bosh kemi hedhur rreth 5 litra nafte, mjafton qe këtë ta mbushim plot dhe pastaj kur ai te jete ne gjysme, te bëjmë edhe një mbushje tjetër plot, dhe e kemi kaluar lumin.

Ne rast se e kemi mbushur plot me nafte qe ne fillim, siç thamë edhe me sipër, gjeja me e zgjuar do te ishte zëvendësimi i karburantit tek ofiçina, pasi ne rast te kundërt, vaji i naftës do te dëmtojë kandelat dhe filtrat, marmitën katalitike dhe përzierësin e ajrit me karburantin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button