Shkencëtari flet: Pse dështojnë shoqëritë? Mos i bëjmë gabimet e njejta (VIDEO)

Pse dështojnë shoqëritë? Me mësime nga skandinavët e kohës se hekurit ne Grenlandë, shpyllëzimi i Ishullit të Pashkëve dhe Montanën e sotme, shkencëtari Jared Diamond në prezantimin e tij për projektin e fjalimeve motivuese Ted Talks flet për sinjalet që tregojnë që dështimi është afër nëse e shohim me kohë — mund ta parandalojmë.

“Po ne? Çfarë mund të mësojmë nga e kaluara që do të na lejonte ti shmangemi rënies apo dështimit që shoqëritë e kaluara kanë përjetuar? Është e qartë që përgjigjja e kësaj pyetje nuk do të jetë një faktor i vetëm. Nëse dikush ju thotë që ekziston një sqarim që përbehet nga një faktor, ju e dini menjëherë që ata janë idiot. Kjo është një temë e ndërlikuar. Çfarë mund të kuptojmë nga ndërlikimi i kësaj teme?” shprehet ai. Për më shumë, ndiqni videon me titra shqip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button