fbpx

Po grupin parlamentar të Shullazit, a do e takojë ambasadori Lu?

Çudirat shqiptare nuk kanë fund. Në 104 vite shtet shqiptar s’kish ndodhur kurrë që dy ambasadorë të rrëzojnë publikisht pushtetin duke provuar vasalitetin por edhe banalitetin e sistemit shtetëror shqiptar.
Tallja një vjeçare e forcave politike shqiptare me ambasadorin Lu për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi tashmë i doli boja.
Diplomacia amerikane gaboj rëndë 3 vjet më parë duke konsideruar rrezik të Shqipërisë nacionalizmin dhe jo banditizmin. Parlamenti shqiptar në vend të mbushej me patriot u pushtua nga kriminel të cilët sorrollasin çdo ditë.
Amerikanët dështuan një vit më parë në thirrjen për të mos votuar “mercedesët e zinj” sepse kryeministri Rama jo vetëm që i vendosi në lista por i mbështeti ata që të bëheshin kryetar Bashkish.
Në këto kushte mafia shqiptare penetroi në pushtet ekzekutiv, legjislativ por edhe në qeverisjen lokale.
Pas dështimit për ta pastruar politikën me votë ose lista, ambasdaori Lu rinisi përpjekjet që ta pastroj politikën me prangat e drejtësisë çelsat e së cilës i kontrollon sërish politika. Pasi e gënjyen një vit rresht se do votonin reformën në drejtësi amabasadori Lu ndjehet i fyer rëndë nga kjo tallje dhe ka humbur durimin duke kërkuar të marr pjesë në grupet parlametare të PS, PD dhe LSI. Kjo ndërhyrje e ashpër diplomatike zhvesh pa brekë sovranitetin e cunguar të një parlamenti jo legjitim. Pas 100 vitesh histori parlamentare kjo është eksperienca më e papreçedent e mungësës së integritetit të Kuvendit.
Ndoshta ambasadori Lu ende është duke gabuar sepse problemi i Shqipërisë nuk janë ato tre parti por rrënjët e këtij pushteti t.ë gjakosur. Reformën s’mund ta bëjnë Al Kaponet shqiptar dhe ata deputet që duhet prangosen. Gjyqtarët s’mund të emërohen dhe zgjidhen nga krimielët që bëjnë kuadrin në shtetin shqiptarë. Ata emërojnë rektorë, dekanë, kryetar bashkish dhe Ministra Rendi. Me këtë logjikë a mos duhet ambasadori Lu të nis takimet nga grupi parlamentar i Shullazit? Ndoshta ata janë më vendimarrës se këto të tre-ja që ka në axhendë ambasadori amerikan!

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close