Car Dushani vëndoset në Shkup, përmendoret shqiptare në harresë

Në Shkup u vendos përmendorja e carit serb, car Dushani, në kuadër të projektit kontrovers “Shkupi 2014” i cili dalëngadalë është duke u plotësuar deri në fund. Dushani te shqiptarët njihet si agresor i cili ka okupuar vendbanimet shqiptare ndërsa ua ka ndryshuar atyre dhe emrat origjinal të cilat kanë qenë në shqip. 

Përderisa një nga një vendosen përmendoret e tjera, nga ata shqiptare nuk ka asnjë lajm.
Portalb para do kohe foli me përgjegjësit në Komunën Qendër të cilët përsëritën qëndrimin e tyre se nuk ka asgjë të re nga figurat shqiptare.

‘Përmendoret e përmendura për të cilat kërkoni  përgjigje, nuk do të vendosen deri në fund të këtij viti’ tha Lidija Nedelkovska, udhëheqëse në sektorin e marrëdhënieve me publikun pranë Komunës Qendër.

Edhe nga Qeveria VMRO-BDI e cila çon përpara këtë projekt mbeten në qendrimin e njëjtë.

Tre përmendoret e personaliteteve shqiptare ajo e Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit assesi të vendosen në qendër të Shkupit, ashtu siç është paraparë me ndryshimet e bëra në projektin Shkupi 2014-të.


Edhe pse nuk ishin pjesë e projektit fillestar, me ndikim të partisë shqiptare në pushtet tre përmendoret pas një zvarritje për ti miratuar në Këshillin komunal, Komuna Qendër miratoi ato dhe bëri përzgjedhjen e projektit më të mirë ideor, duke përcaktuar emrat e tre autorëve, të cilat po realizojnë veprat, përkatësisht Lindita Beqiri për bustin e Pjetër Bogdanit, dy autorët Muamer Sadiku dhe Bashkim Mexhiti për veprën e Josif Bagerit dhe skulptori Ismet Ramiçeviç për atë të Nexhat Agollit.

Kërkesa për realizimin e tyre në kuadër të projektit “Shkupi 2014” ishte dorëzuar nga BDI që në muajin qershor të vitit 2008-të, përmendoret u paralajmëruan se do të vendoseshin në qendër të qytetit gjatë nëntorit të vitit 2010. Por që atëherë për shkaqe akoma të panjohura madje dhe banale asnjëra nga to nuk ka zënë vendin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button