Këshilli Opozitar: 9 Maji do të jetë “Dita e Dinjitetit Shqiptar” (VIDEO)

Në frymë të aktiviteteve për protestën e përcaktuar për 9 Maj, sot u mblodh Këshilli Opozitar dhe diskutoi për aktivitetet që janë ndërmarrë dhe që ndërmerren për organizimin e protestës. Me këtë rast Këshilli Opozitar konstatoi se tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat që protesta e ditës së hënë të jetë e sigurt, e suksesshme, popullore dhe masovike, e cila do ta ngrejë lart zërin shqiptar për Drejtësi, Demokraci dhe Dinjitet.

“Po ashtu Këshilli i falënderon të gjitha organizatat e vendit dhe ato ndërkombëtare, si edhe intelektualët e pavarur që e mbështesin këtë protestë, ndërsa rithekson edhe një herë se kjo është Dita D që duhet ta dëshmojë se shqiptarët janë për Europën e bashkuar dhe janë kundër abuzimit me të drejtat e tyre.

Nisur nga kjo Këshilli Opozitar u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që ta mbështesin këtë protestë dhe të dalin sa më shumë që ta ngrenë zërin e arsyes se shqiptarët nuk mund të lejojnë që ky shtet të ngrihet ashtu si duan vasalët shqiptarë të partive në pushtet, ndërsa duke shkelur mbi dinjitetin e shqiptarëve, duke i dënuar me burg të përjetshëm shqiptarët dhe duke e manipuluar vullnetin shqiptar.” thuhet në kumtesën e Këshillit Opozitar.
Ata kanë realizuar edhe një anketë me disa qytetarë, video është më poshtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button