fbpx

Diplomoi gjenerata e pestë e medresanteve në Gostivar (FOTO)

Në medresenë “Isa Beu”, paralelja e shtrirë e vajzave në Gostivar, Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame organizoi manifestim solemn për përfundimin e shkollës së mesme të Medresesë të gjeneratës së pestë (2012 – 2016) në këtë institucion edukativo arsimor.

Diplomoi gjenerata e pestë e  medresanteve në Gostivar  (1)

I pranishëm në këtë eveniment ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Diplomoi gjenerata e pestë e  medresanteve në Gostivar  (5)

“Çdo gjeneratë e re sjell një dritë të re dhe ajo dritë e re që ju e sillni me diturinë tuaj jep kontribut të madh që shoqëria Islame të ec përpara. Ju tashmë jeni të kompletuar me njohurit e juaja. Ju keni fituar dituri të dyanshme, Ju e njihni edhe shkencën edhe fenë. Prandaj, uroj që diturinë e fituar ta shfrytëzoni për të mirë, për të mirën e kombit dhe fesë që i takoni. Ishte vullneti i krijuesit, që më ka sjellë mua si kryetar komune për një mandat të dytë. Edhe në mandatin e parë dhamë kontribut të çmueshëm në interes të besimit Islam. Jam i lumtur që në mandatin e parë filliu funksionimi i medresesë në Gostivar, dhe në mandatin e dytë filloi ndërtimi i objektit të medresesë. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me muftiun e Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame të Gostivarit, mikun tim të nderuar, Shaqir Efendi Fetahu. Me Muftininë e Gostivarit do vazhdoje bashkëpunimi për të mirën e qytetarëve tanë, sepse bashkëpunimi ynë i deritashëm ka qenë i frytshëm dhe i dobishëm”, tha kryetari Bejta duke përmendur me këtë rast angazhimin e përbashkët për kthimin e pronës së nacionalizuar të Bashkësisë Islame, legalizimin e objekteve fetare, si dhe ndryshimin e fundit të Planit Gjeneral Urbanistik të qytetit, i cili mundëson ndërtimin e qendrës tregtare në pronësi të Bashkësisë Fetare Islame dhe që do të financohet nga Banka Botërore Islame në vlerë prej 7 milion euro.

Diplomoi gjenerata e pestë e  medresanteve në Gostivar  (2)

Në fjalimet e tyre, Muftiu i Gostivarit Shaqir efendi Fetahu i cili është edhe koordinator i  paraleles së vajzave në Gostivar, si dhe drejtori i Medresesë “Isa Beu”, Ibrahim Idrizi, shprehen konsideratë të lartë për kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta për kontributin e dhënë në organizimin e jetës fetare Islame në rajonin e gjerë të Gostivarit.

Diplomoi gjenerata e pestë e  medresanteve në Gostivar  (10)

Me këtë rast shkollimin e mesëm të medresesë në Gostivar e përfunduan 37 medresante.

Në këtë eveniment, të pranishëm ishin edhe kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Bajram Kadrija, funksionarë qendror dhe lokal, hoxhallarë, profesorë dhe familjarë të medresanteve.

Diplomoi gjenerata e pestë e  medresanteve në Gostivar
Diplomoi gjenerata e pestë e medresanteve në Gostivar
Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close