Rektori i UP, Marjan Dema u prit nga homologu i tij Zamir Dika në UEJL

Në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë të mërkurën qëndroi rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema, i cili me këtë rast u prit nga homologu i tij nikoqir, Prof. Dr. Zamir Dika. Në takim ishin të pranishëm edhe rektori emeritus i UEJL, akademik Alajdin Abazi, këshilltari i rektorit Dr. sc. Demush Bajrami dhe prorektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Faton Berisha.

Rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika, theksoi se pas pesëmbëdhjetë vitesh ekzistencë, UEJL ka arritur të ndërtojë një fizionomi autentike dhe origjinale, duke krijuar infrastrukturën e nevojshme për të ngritur seriozisht hulumtimin shkencor dhe për ta shndërruar atë në një kulturë akademike.

“Kemi zhvilluar bazën e të dhënave të hulumtimit shkencor dhe sot profili hulumtues dhe publikimet e stafit shfaqen me një klik si të dhëna të tëra”, nënvizoi rektori Dika, duke shtuar se ka filluar zbatimi i  bazuar në performancë dhe në plane individuale të hulumtimit për të gjithë stafin akademik.

Edhe rektori i UP, Prof. Dr. Marjan Dema, foli për nevojën e krijimit të modeleve të reja të përbashkëta të dijes për zhvillimin e performancës hulumtuese.

“Jam ithtarë i një bashkëpunimi cilësor midis universiteteve tona, për të ofruar mundësi të reja për të punuar në projekte të përbashkëta”, tha ndërmjet tjerash rektori Dema.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button