Regjimi i Asadit shkeli armëpushimin në Halep

Regjimi i Asadit shkeli armëpushimin i cili u vendos pas dakordimit të SHBA-së dhe Rusisë për përfshirjen e Halepit në marrëveshjen e zbatimit të armëpushimit në Damask dhe Latakia të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet lokale kanë pohuar se helikopterët e regjimit kanë sulmuar me 4 bomba fuçi në rajonet që gjenden nën kontrollin e opozitarëve në pjesën perëndimore të rajonit Han Tuman në jug të Halepit, ku si paosjë e sulmit thuhet se ka persona të vrarë dhe të plagosur.

Ndërsa në anën tjetër mësohet se si rezultat i një shpërthimi nga një autobombë në rajonin Megram në qytetin Humus vritet një person dhe plagosen 20 të tjerë. Ndërsa vihet në dukje se autori i ngjarjes ende nuk është bërë i ditur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button