Rritet mosha ligjore për të blerë cigare në Kaliforni

Në Kaliforni rritet mosha ligjore për të blerë produktet e duhanit nga 18 vjeç në 21, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kjo vjen si pjesë e legjislacionit anti-duhan përmes së cilit rregullohet edhe përdorimi i cigareve elektronike.

Përmes këtij ligji bëhet ilegale shitja e produkteve të duhanit për personat nën moshën 21 vjeçare, me përjashtim të personelit aktiv ushtarak.

Mbështetësit e këtij ligji kanë deklaruar që kjo masë do të ndikoj në rënien e numrit të adoleshentëve të cilët përballen me efektet e dëmshme të varësisë ndaj nikotinës.

Nën këto masa të ndërmarra të mërkurën, do të ndalohet edhe përdorimi i cigareve elektronike në vendet publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button