Këshilla për një shtatzëni të qetë dhe të bukur

Sipas studimeve të bëra, më shumë se gjysma e grave shtatzëna i kanë provuar të përzierat e mëngjesit. Kjo gjendje është e lidhur me nivelin e lartë të estrogjenit, nivelit të ulët të sheqerit, si dhe rritjen e ndjeshmërisë kundrejt disa erërave. Shpesh të përzierat e mëngjesit janë prezente në orët e para të mëngjesit dhe vijnë duke u pakësuar në orët e mëvonshme.

Të përzierat e mëngjesit ndodhin në periudhën e tremujorit të parë të shtatzënisë

Përpiquni të shplodheni sa më shumë. Mundohuni që të bëni një gjumë sa më të mirë që t’ju ndihmojë me stomakun dhe shpinën. Ndonjëherë edhe gjumi gjatë ditës mund të ndihmojë. Përpiquni të shmangni lëvizjet menjëherë mbas ngrënies.

Ngrihuni nga krevati ngadalë. Mos u çoni me nxitim nga krevati kur të zgjoheni.

Sasia e ushqimit. Është e rëndësishme të mos e keni stomakun bosh, sepse kjo do ulë shanset që të keni të përziera, por edhe nëse do të keni, kjo do bëjë të mundur që t’i keni sa më të lehta. Nëse stomaku do jetë bosh, aciditeti i stomakut do të ketë efekt vetëm mbi kontraktilitetin e stomakut, gjë që do ta përkeqësojë situatën.

Aktiviteti fizik. Shumë nëna e kanë të vështirë aktivitetin sepse ndjehen të lodhura, por të qenit fizikisht aktive ka treguar që ndihmon në uljen e simptomave.

Konsumimi i lëngjeve. Të jesh e hidratuar është esenciale për një shëndet të mirë, dhe po aq e rëndësishme gjatë shtatzënisë. Sidoqoftë, sa më e dehidratuar të jesh, aq më shumë shtohen të përzierat. Nëse e keni të vështirë të konsumoni ujë, përpiquni t’i shtoni pak uthull molle dhe mjaltë. Ose mbajtja në gojë e një cope akulli prej uji ose lëng frute mund të jetë një rrugëzgjidhje për konsumimin e lëngjeve.

Xhinxher. Për shumë vite xhinxheri është përdorur për qetësues të stomakut dhe studimet kanë treguar që mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të përzierjes. Një gllënjkë maje me xhinxher ose të shtosh një fetë të hollë xhinxher në ujë ose çaj mund të lehtësojë shqetësimet e stomakut.

Mbajeni mendjen të impenjuar. Është e rëndësishme ta heqësh mendjen nga ndjenja e të përzierit. Mund të jetë pak e vështirë të gjesh gjëra për të bërë. Leximi i një libri, një fjalëkryq, të shikosh televizor, ose shëtitjet e shkurtra mund t’ju heqin mendjen dhe t’ju relaksojnë.

Vishuni lirshëm. Rrobat e ngushta mund t’i përkeqësojnë simptomat. Studimet kanë treguar që gratë me nausea që kanë veshur rrobat e bollshme në vend të atyre të ngushta, janë lehtësuar nga simptomat e nauseas.

Mund të përdorni multivitamina për fëmijë në vend të multivitaminave prenatale

Qëndroni larg aromave të rënda. Nënat gjatë shtatzënisë bëhen më sensitive ndaj aromave, prandaj përzierjet e mëngjesit kanë shumë lidhje me aromat.

Refluksi. Ndonjëherë nausea ose të vjellat mund të vijnë si rrjedhojë e refluksit. Marrja e medikamenteve antiacid përpara gjumit, ndihmon në uljen e nivelit të aciditetit të stomakut dhe kjo mund të ndihmojë në uljen e simptomave të përzierjes ose të vjellave.

Medikamentet me përmbajtje hekuri. Disa gra shtatzëna mund të kenë nausea si rrjedhojë e përdorimit të suplementeve të hekurit. Këshillohuni me mjekun tuaj nëse mund t’ju rekomandojë një formë tjetër të këtij medikamenti apo ndryshim në dozë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button