Këshilla të shkëlqyeshme për të ruajtur ngjyrat e rrobave

Rrobat me ngjyra janë gjithmonë interesante për t’u kombinuar dhe nuk duhet të mungojnë në asnjë gardërobë. Por, ato kanë nevojë për një kujdes special, pasi mund të zbehen dhe ta humbasin ngjyrën shumë më shpejt sesa rrobat e errëta, apo të Çelëta. Për ta ruajtur ngjyrën sa më gjatë, duhet larë me kujdes, duke ndjekur udhëzimet  përkatëse. Ne po ju ofrojmë një guidë të shpejtë, praktike, për të pasur ngjyra BRILANTE:

Grupojini rrobat sipas nuancave që kanë ngjyrat.

Të errëtat lahen bashkë, të bardhat ose të Çelëtat bashkë. Në rast se kemi një sasi të madhe rrobash me ngjyra, atëherë i grupojmë brenda llojit, ku ngjyrat më të ndezura, si: lejla, e kuqe, portokalli, e verdhë mund të lahen bashkë,  ndërsa blu & jeshile mund të lahen në një proces tjetër.

Kontrolloni me vëmendje nëse ka njolla të forta.

Njollat e forta mund t’i trajtoni paraprakisht duke aplikuar një sasi të vogël detergjenti të lëngshëm Deka Color  në pjesën e njollosur. Fërkojeni mirë me një sfungjer të pastër, e më paskthejeni rrobën mbrapsht dhe lajeni në lavatriçe. Kushtojini vëmendje simboleve të kujdesit. Evitoni përdorimin e zbardhuesit!

Lani në temperatura të ulëta për të ruajtur ngjyrën dhe shkëlqimin e rrobave.

Hapini rrobat në tel për t’u tharë në mënyrë natyrale.

Evitoni përdorimin e makinës tharëse, pasi kjo mund t’i dëmtojë ngjyrat dhe nëse ka ndonjë njollë që na ka shpëtuar, makina tharëse e fikson më keq atë.  Sigurisht duhet t’i keni nxjerrerrobat nga lavatriÇja, direkt sapo të ketë mbaruar cikli i larjes. Nëse rrobat me ngjyra qëndrojnë për një kohë të gjatë në lavatriÇe, pasi ka mbaruar procesi, ato mund të lëshojnë ngjyrë, duke dëmtuar njëra-tjetrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button