FSK-ja shpall ushtarin më të mirë për vitin 2016

Forca e Sigurisë së Kosovës në një cermoni zyrtare sot do të shpallë ushtarin më të mirë për vitin 2016.

Ceremonia mbahet në Kazermën “Adem Jashari”, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, konkretisht në amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë ministri i MFSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, atasheu ushtarak i SHBA-ve, përfaqësues të KFOR-it, si dhe oficerë të FSK-së.

Sipas njoftimit të FSK-së, garat për zgjedhjen e ushtarit më të mirë të FSK-së, 2016, janë mbajtur gjatë tri ditëve, (25 – 27 prill), ku morën pjesë 22 pjesëtarë më të mirë të përzgjedhur nga të gjitha njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (Komandës së Forcave Tokësore, Brigadës për Reagim të Shpejtë, Brigadës për Mbështetje Operacionale dhe Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes).

Ushtarët u testuan në këto disiplina: Navigim tokësor (ditën dhe natën), gjuajtja me armë të gjata, test fizik, kalimi i poligonit me pengesa, test me shkrim të njohurive të përgjithshme ushtarake, marshim në distanca të gjata me ngarkesa, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button