Orav: Ja se kur mund të ketë zgjedhje në Maqedoni

Nga pozita ime nuk mund të dijë sa mund të jem i saktë në përgjigje, ne jemi duke punuar me liderët e partive politike dhe mendojë se zgjidhja do të shënon fundin e krizës. Kështu është përgjigjur ambasadori i BE-së Aivo Orav në pyetjen e Portalb se a mund të ketë zgjedhje më 5 qershor.

Kjo le të nënkuptohet se përkushtimi i diplomatëve është theksuar në gjetjen e zgjidhjes dhe jo realizimin e zgjedhjeve pa reforma.

Në një lind të mendimit është edhe Naser Selmani- kreu i SHGM-së, sa i përket mundësisë për zgjedhje më 5 qershor pa reforma. “Mendoj se do të mbisundojë racionaliteti, ne na duhen reforma për zgjedhje të lira. Ndërkaq, kushte të tilla për zgjedhje më 5 qershor nuk ka”, tha ai.

Ambasadori Orav sot ka marr pjesë në prezantimin e projektit të BE-së: “Rrjeti i gazetarëve për lirinë e medias”, ku prezantoi edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

“Liria e shprehjes është komponentë kyçe e demokracisë. Së fundmi Freedom House në raport theksoi rënien e Maqedonisë sa i përket lirive. Kjo situatë duhet të ndryshojë. Ne e dimë se opinioni duhet të jetë i informuar për gjëra me interes të përgjithshëm. Kujtoj se liria e mendimit dhe shprehjes janë të rëndësisë së veçantë”, tha mes tjerash Orav.

Ai më tej ka shtuar se kontaktet me liderët e partive do të vazhdojnë. Afati është deri më 11 maj kur partitë duhet të prezantojnë kandidatët për deputetë. “Edhe ne nuk e dimë se sa parti do të prezantojnë kandidatët e tyre. Sundimi i ligjit nuk është respektuar sikur e kuptojmë ne në BE. Principet kyçe të sundimit të ligjit nuk janë respektuar,” deklaroi Orav./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button