Heshtja nuk justifikohet!

U shkruajt dhe u fol shumë, për absurdin juridik që bëri presidenti Gjorgje Ivanov, me abolimin e politikanëve të kriminalizuar dhe të korruptuar me përmasa gallopante qiellore.

Pa keqkuptime, për këtë nuk folën mjaftueshëm në mënyrë të organizuar dhe kolektive departamentet e fakulteteve të drejtësisë në Maqedoni ( me disa përjashtime individuale të disa profesorëve).

Unë dola që në fillim me një ide që këtë absurd këta departamente ta injorojnë së pari si antishkencor, antidemokratik dhe antikushtetues, duke bojkotuar një javë mësimin në departamentet e drejtësisë dhe çelësi i dikasterit për një javë tu dorëzohet Rektorëve në mënyrë publike.

Paramendoni, pa keqkuptime  sot edhe të burgosurit dhe anëtarët familjeve të tyre do të bëjnë protestë dhe grevë nëpër burgjet e Maqedonisë. Edhe ata e kundërshtojnë këtë diskriminim të Ivanovit duke aboluar njerëzit që i vodhën dhe i lënduan mbase edhe i vranë shpirtërisht qytetarët e Maqedonisë.

Të burgosurit nuk kërkojnë që ata të lirohen krejtësisht nga vuajta e dënimit për veprën me të cilën kanë ra ndesh me ligjet, por të falen aq sa mundëson ligji. Dhe fundja plotësisht kanë të drejtë bile edhe morale, sepse , poqë nuk do të dalin para drejtësisë hajdutokratët pushtetarë të këtij vendi , pa dallim përkatësie politike, partiake, kombëtare e fetare, atëherë vërtetë është PADREJTËSI E MADHE që në këtë vend të tjerë të ketë prapa grilave.

Kanë mbetur më pak se dhjetë ditë, Gjorgje Ivanov patjetër ose vetë do ti çfuqizojë vendimet e abolimeve ose do të bëhet në formë tjetër çfuqizimi i tyre edhe pa vullnetin e tij.

Drejtësia patjetër të funksionoj, por HESHTJA nga një herë nuk justifikohet.

Ndërsa Gjorgje Ivanov, patjetër të japë dorëheqje sepse sja vlen më, bëri suspendim të sistemit juridik, bëri diskriminim dhe nuk tregoi kapacitete të mjaftueshme qoftë intelektuale qoftë politike bile tani më edhe njerëzore për të qenë burrështeti.

Ivanov u soll si monark dhe tërësisht i teledirigjuar nga partia që e mbështeti dy herë rradhazi në zgjedhjet, të cilat tani më është e qartë se ishin të falsifikuara dhe të kriminalizuara.

Dhe si të tilla prodhuan pushtetarë jo legjitim , presidenti jo-konsensual dhe kastë politike kriminale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button