fbpx

Turqi, e ardhmja e kryeministrit, në dyshim

Partia qeverisëse turke AK do të zhvillojë një kongres të jashtëzakonshëm javët e ardhshme, ndërsa shtohen spekulimet për të ardhmen e kryeministrit të vendit Ahmet Davutoglu. Mediat sugjerojnë se kongresi do të zgjedhë një lider të ri dhe se Davutoglu, i cili u takua një ditë më parë me presidentin Taip Rexhep Erdoan, nuk do të kandidojë, transmeton TCH.

Ndarja mes Erdoanit dhe Davutoglusë më në fund duket se është bërë e qartë, pas kohësh spekulimesh për tensione mes këtyre dy figurave kryesore. Erdoani zgjodhi personalisht Davutoglunë që ta pasonte si lider i partisë AK, pasi ai vetë u zgjodh preident. Por, sipas mediave, Davutoglu nuk ishte dakord me dëshirën e Erdoanit për ta bërë Turqinë një republikë presidenciale, duke pakësuar ndjeshëm fuqitë e kryeministrit.

Një tjetër shenjë e dobësimit të influencës së Davutoglusë u dha javën e shkuar, kur atij iu hoq autoriteti për të emëruar zyrtarë provincialë të partisë AK. Këto zhvillime politike vijnë në një kohë mungese në rritje stabiliteti në Turqi, e cila po përballet me një konflikt në përshkallëzim me kurdët, me sulmet terroriste të Shtetit Islamik dhe me fluksin e madh të refugjatëve.

Turqia gjithashtu po  implementon marrëveshjen me Bashkimin Evropian për emigrantët, e cila u negociua nga Davutoglu. E ardhmja e kësaj marrëveshjeje, të cilën Davutoglu e miratoi pa shumë mbështetje nga presienti, mund të vihet në dyshim në rast të largimit të tij.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close