Aksion gueril: “Përgjaket” fontana e Olimpisë në Shkup (FOTO+VIDEO)

Fontana e Olimpisë që ndodhet në sheshin “Filipi II”, në hyrje nga Çarshia e Vjetër, sot është përgjakur nga protestuesit.

“Fontanat mund të pastrohen, por gjaku i viktimave jo”, shkruan në faqen e organizatës “Bunt” (“Rebelimi”) në Facebook, ku u publikua fotografia e fontanës. Bëhet fjalë për ngjyrosje të ujit në këtë fontanë me ngjyrë të kuqe, me të cilin simbolizohen “viktimat e regjimit” në Maqedoni.

Para dy javëve u “përgjak” edhe fontana e Aleksandrit të Madh “Ushtari në Kalë” në sheshin Maqedonia.

Olimpia-me-gjak

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button