Petir: Të respektohet Marrëveshja e Përzhinos

Mendoj që Maqedonisë nuk i nevojiten tutorë. Maqedonia, politikanët por edhe populli i Maqedonisë mund të udhëheqin politikë vet politikën e tyre të brendshme. Ndryshe, ekziston Komisioni Shtetëror Zgjedhor që duhet të tregon se a ka kushte për zgjedhje. Procedura për organizimin e KSHZ-së dhe përfshirjen e ekspertëve në KSHZ ishte normale. Aty tanimë janë të përfaqësuar të gjithë që duhet të përfaqësohen. Prandaj vlerësimin duhet ta japin autoritetet, jo unë ose përfaqësues të tjerë nga shtete të ndryshme. Kështu ka deklaruar kroatja Marijana Petir- deputete e Parlamentit Europian, kryesuesja e grupit joformal “Miqtë e Maqedonisë në Parlamentin Europian”, raporton Portalb.

Ajo mendon se BE nuk mund të sanksionojë Maqedoninë. Maqedonia është e pavarur, ka Kushtetutë dhe si e tillë nuk shohë pse Maqedonia do të kishte sanksionuar Maqedoninë. Juve tani ju duhet ndihmë, dhe s’ka nevojë për vështirsime tjera.

“Maqedonia ka mbetur prapa BE-së për shkak problemit bilateral me Greqinë. Gjithë këtë rrugëtim për BE, e vështirëson edhe problemet e brendshme politike. Unë këtu nuk kam ardhur të jap këshilla se çfarë duhet bërë, sepse mendoj se politikanët në Maqedoni kanë përgjegjësi për interesat e qytetarëve dhe e dinë se për BE duhet unifikim politik. Ajo që është në interes të qytetarëve është që Maqedonia t’i fillon bisedimet për BE. Maqedonia është e rëndësishme për BE-në, është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit. Nuk duhet të harrojmë se Maqedonia po i mbron kufijtë e BE-së, që do të duhej ta bëjnë edhe disa anëtare tjera të BE-së.

Apeli im është që zgjidhet kriza politike, të respektohet Marrëveshja e Përzhinos, të mos shkelet dhe zgjedhjet të mos anulohen. Në pushtet vijnë ata që fitojnë në zgjedhje, që kanë legjitimitet. Ata që fitojnë mund ta aplikojnë agjendën e vet, por edhe të bisedojnë dhe t’i japin argumente palës që bën obstruksione në rrugën drejt BE-së”, deklaroi Petir.

Marijana Pertir ka marr pjesë sot në debatin e organizuar nga Sekretariati për çështje juridike me temë “Bisedimet BE: Politika e zgjerimit dhe perspektivat e saj.”/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button