Nuk do ta besoni për çfarë çudit Shqipëria – e dyta në botë?

Sipas një studimi të bërë së fundi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, botuar në BBC, 8 vendet e listës së mëposhtme sigurojnë rreth 65 për qind të prodhimit të qepëve në nivel global.

Për shekuj me radhë, qepa ka qenë një nga kulturat më të konsumuara në planet. Siҫ shkruan BBC, të dhënat tregojnë se paraardhësit tanë kanë përdorur lloje të ndryshme perimesh në pothuajse çdo pjatë, rreth 4,000 vjet më parë, por qepa ka qenë në përdorim më të madh se ҫdo perim tjetër.

Përveç faktit që është e pasur me vitamina C dhe A, qepët janë të pasura edhe me krom, i cili është i njohur për rregullimin e presionit të gjakut dhe ul ndjeshëm rrezikun e kancerit. Po ashtu, ul edhe kolesterolin e lartë dhe sheqerin në gjak, redukton inflamacionet, pa harruar edhe faktin që shëron dhimbjet e ndryshme.

Sot, qepa është e treta perime më e ngrënshme në SHBA, pas domates dhe patates. Globalisht, prodhohen rreth  84,758,191 ton qepë, ndërsa si perime e vjelë renditet e para. Sa i përket renditjes së qepëve për frymë në vit, Libia mban rekord me 34 kg dhe pas saj, në vend të dytë vjen Shqipëria, me 33 kg për frymë në një vit.

Të dhënat e fundit nga OKB listojnë 8 vendet që prodhojnë më shumë qepë në vit.

1. Kina

Prodhimi: 22,300,000 ton në vit

2. India

Prodhimi: 19,299,000 ton

3. USA

Prodhimi: 3,159,400 ton

4. Iran

Prodhimi: 2,381,551 ton

5. Rusia

Prodhimi: 1,984,937 ton

6. Turqia

Prodhimi: 1,904,846 ton

7. Egjipti

Prodhimi: 1,903,000 ton

8. Pakistani

Prodhimi: 1,660,800 ton

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button