SHBA dhe Rusia dakordohen për Halepin

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se me Rusinë kanë përfunduar rregullimet e nevojshme për përfshirjen edhe të Halepit në ndalimin e luftimeve në Siri, rregullore e cila ka hyrë në fuqi në orën 00.01 me orën lokale të Damaskut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në kuadër të përpjekjeve emergjente që kemi treguar për të konfirmuar në të gjithë vendin ndalimin e konflikteve dhe uljen e dhunës në Siri, SHBA-ja dhe Rusia në orët e mesnatës së mbrëmshme kanë përfunduar rregullimet e nevojshme për zgjerimin e këtyre përpjekjeve në Halep, në qendër të Halepit dhe në zonat përreth tij”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button