Policët e vrarë në Lagjen e Trimave, u dekoruan nga Ivanov me “medalje guximi”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot i dekoroi me “Dekoratë për merita ushtarake”, Njësitin për detyra speciale dhe Njësitin për sistemim të shpejtë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa me “Medalje për guxim” pas vdekjes i dekoroi tetë pjesëtarët e forcave të sigurisë së MPB­-së, të cilët më 9 maj të vitit 2015 e humbën jetën në operacionin e armatosur në Kumanovë.

Në fjalimin e tij presidenti theksoi rrolin e policisë në protestat nëpër qytetet e vendit ku qytetarët shprehin pakënaqësinë e tyre, pikërisht ndaj vendimit të tij që të falë rreth 50 politikan, shumica nga kreu i partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

“E di që nuk ka më rëndë të jesh i sulmuar nga bashkëqytetarët, për qetësi dhe siguri e rrezikuat jetën. E di se familjet e juaja çdo ditë ju përcjellin dhe me lot ju presin. E di se ju dhe të afërmit e juaj keni presion nga një pjesë e opinionit. Por në asnjë moment nuk dyshoj në besnikërinë e juaj të lartë ndaj shtetit. Shteti përbëhet nga institucionet dhe qytetarët, pa marrë parasysh nga përkatësia e tyre etnike, gjuhësore, fetare apo politike”, presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button