Renova dhe Horizonti mbesin në dy pikë diferencë

Skuadra e Renovës dhe ajo e Horizontit të Turnovës kanë shënuar fitore të pritur në duelet e tyre ndaj ekipeve që tani më janë të sigurta së do të luajnë në Ligën e Dytë të Maqedonisë, Metalurgut, gjegjësisht Mlladost CD. Pikërisht këto dy fitore kanë bërë që të presim duelin e tyre të radhës, kur të dielën do të luajnë përballë njëra-tjetrës dhe do të vendoset se cila nga ekipet do të jetë në balotazh dhe kush do të mbetet në Ligën e Parë.

Renova ma fituar si mysafire me rezultat të lartë 4:2 Metalurgun në Shkup. Demir Imeri dhe Emran Ramadani shënuan nga dy gola për Renovën, e cila në pjesën e parë kishte epërsi me rezultat 1:3.

Edhe Horizonti ka luajtur në cilësinë e mysafirit dhe ka mundur Mlladostin me rezultat 0:2. Kështu që dy ekipet kanë mbajtur diferencën e njëjtë prej dy pikëve kundrejt njëra-tjetrës. Dueli Renova – Horizont Turnova do të luhet të dielën në stadiumin qytetit në Tetovë me fillim në ora 16:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button