fbpx

Hepatiti C, ja shenjat dhe simptomat e këtij infeksioni

Ky infeksion zakonisht nuk ka simptomë të dukshme derisa mëlçia të jetë dëmtuar rëndë.

Simptomat dhe shenjat e këtij infeksioni janë:

– Ndjeheni të lodhur

– Nuk keni apetit

– Marramendje apo vjellje

– Dhimbje në stomak

– Dhimbje në muskuj dhe nyej

– Sy të verdhë

– Grip

Sipas klinikës Mayo, shenjat dhe simptomat e infeksionit kronik bëhen evidente pas disa viteve dhe janë rezultat i dëmtimit të mëlçisë që shkaktohet nga ky virus, transmeton Telegrafi.

Këto fillimisht mund të përfshijnë simptomat e infeksionit akut, pastaj, përgjatë kohës, shenjat dhe simptomat përfshijnë:

– Lëkurë e acaruar

– Gjakderdhje lehtë e shkaktuar

– Prerje lehtë e shkaktuar

– Ënjtje në këmbë

– Akumulim i fluideve në abdomenin tuaj

– Humbje e peshës

-Vena në formë të merimangës shfaqen në lëkurën tuaj

Nëse veç keni ndonjë nga këto shenjat e lartcekura dhe simptomat, është mirë të kontaktoni sa më parë me doktorin, sepse mund të parandaloni dëmtimin e mëlçisë.

Nuk ka ndonjë vaksinë për Hepatitin C dhe mënyra më e mirë për parandalimin e këtij infeksioni është duke shmangur veprimet që e shpërndajnë këtë sëmundje, veçanërisht injektimi i drogave.

Konsideroni edhe seksin më të sigurt dhe, nëse bëni tatuazhe apo piercing, sigurohuni që punëtorët të përdorin gjilpëra të sterilizuara dhe të pastëra.

Hepatiti C nuk shpërndahet përmes qumështit të gjirit, ushqimit, ujit apo nga kontakti përmes përqafimit, puthjes dhe ndarjes së ushqimit apo pirjes me një person të infektuar.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close