Lena bashkohet te Partizani me Demirin dhe Muratin?

Paraqitjet e mirë të futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia te Partizani i Tiranës, kanë zgjuar aspiratat për një vend të lartë në tabelë, e pse jo edhe titullin kampion, që prej vitesh i mungon kësaj skuadre. 
Te Partizani për momentin po luajnë me shumë sukses Ertan Demiri nga Shkupi dhe Mevlan Murati nga Tetova, ndërsa në kërkim për përforcim po lakohet emri i struganit Nijaz Lena. 

Futbollisti i Flamurtarit ishte dëshirë e tiraqnasve edhe gjatë verës që lam pas, por afrimi i tij nuk u bë i mundur. Megjithatë, situata duket më e favorshme për janarin, kështu që nuk është çudi që Lena të bëhet pjesë e Partizanit. 

Mësohet se presidenti i Partizanit Gaz Demi është i gatshëm të japë edhe 5 mijë euro në muaj për një sulmues cilësor, i cili do të zgjidhte krizën e golit te Partizani. Përveç Lenës fliten edhe emra si Astrit Fazliu dhe Mentor Zhdrella nga Kosova. 

Ekipi i Partizanit gjatë fundjavës në fushë të tij ka arrit të mposht Laçin (2:1). Në golin e dytë të Partizanit meritë të madhe kishte shkupjani Ertan Demiri, i cili bëri një asist spektakolar me kokë në drejtim të Hyshmerit, ndërsa ky i fundit godet saktë në portën mysafire për një delirium në mesin e vendasve.

Lajme të ngjashme

Back to top button