”Revolucioni Laraman” në Tetovë (Foto)

Sot në Tetovë është duke u zhvilluar një kundër protestë në Tetovë, e organizuar nga LQMM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Poashtu sot vazhdon ”Revolucioni Laraman” në Tetovë, i organizuar nga 9 organizata jo-qeveritare.

Protesta ne Tetove
Protesta ne Tetove

Protesta organizohet para Gjykatës Themelore Tetovë duke filluar nga ora 19.

Një javë më herët protesta u organizua nga po të njëjtat organizata që dhanë mesazhe kundër vendimit të kryetarit Ivanov për faljen e 56 funksionarëve, kundër vjedhjes së shtetit dhe kundër partizimit të shtetit.

Telegrafi Maqedoni do të ju përditësoj informacionet minut pas minute me foto, tekst dhe video nga ecuria e protestës./Telegrafi/

19:00 Turma e protestuesve dhe kundër protestuesve momentalisht janë përballë njëra tjetrës. Vërehet numër i madh i policëve.

Protesta në Tetovë
Protesta në Tetovë

19:05 Nga burimet e Telegrafit mësohet se kundër protesta e organizuar nga LQMM ka zgjatur shumë shkurtë dhe nuk është vërejtur ndonjë incident. Tani për momentin është duke u zhvilluar protesta e ‘Revolucionit Laraman’.

19:10 Mësohet se gjatë protestës së organizuar para Gjykatës Themelore-Tetovë nuk ka protestues shqiptarë. Protestuesit maqedon janë duke protestuar kundër vendimit të kryetarit Ivanov dhe dorëheqjen e tij nga funksioni i kryetarit të shtetit.

19:15 Në disa plaketa shkruhet: Drejtësi e vërtetetë; Edhe për ne libreza është C.V; Lamtumirë Nikollë; Nuk ka qetësi përderisa nuk ka drejtësi.

19:25 Në protestë nuk ka shumë njerëz. Vërehet një numër jo i madh i protestuesve. Në protestë ka maqedonas, romë dhe turq por jo edhe shqiptarë.

19:31 Protestuesit kanë braktisur vendin para Gjykatës Themelore-Tetovë dhe po marshojnë drejt zyrës së kryetarit Ivanov.

Protesta në Tetovë
Protesta në Tetovë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button