Shqiptari: Prifti grek mbante pornografi

Skandalit të “Rasputinin të Paianias”, priftit të pazakontë grek që mban video hot në manastir, i është bashkuar së fundmi edhe një shqiptar që rrëfen lidhjen e tij “speciale” me bariun e Perëndisë.

Këto ditë, mediet greke si“Alfa”, “Mega”, “ATN1”, “Espresso”, etj, janë mbushur me fotografitë e “Rasputinit”, teksa dixhitura thuajse ka qenë e njëjta: Larg nga ky prift. Personazhi i pazakontë mban rroba të kuqe, takëme ari e statuja me zotin Eros, atje në Manastirin e Agia Paraskevisë, në Paiania, teksa këto ditë po flitet për pjesën “Diçka e pjekur”.

Është një video rozë, sipas “Espresso”-s, porn gay, u referohet viteve ’70 dhe ’80 dhe shkakton të përzier! Shihet një aparat fotografik e dopio krevat i bardhë hekuri me detaje bronzi. Në krye ka një pasqyrë ku dallohet flamuri grek përballë derës. Mbi shtrat ka gjëra të neveritshme!. Dëshmitarë të tjerë kanë rrëfyer planet për të futur pishinë në manastir. Në 2002, ai mbante robina 5 murgesha nga Bullgaria, të cilave u’a kishte djegur pasaportat, shkruan Shqiptarja.

Dëshmia e shqiptarit

Ish dashnori shqiptar i “Rasputinit” foli për takimin e tij me pastorin e Perëndisë ka rrëfyer përvojat që kishte me të. “E kam takuar pastorin disa vjet më parë dhe në fillim tregoi se donte të më ndihmonte, pasi vuaja nga një sëmundje e rëndë.

Ai më dha disa ushqim dhe pak para për të ndihmuar familjen time”-rrëfen shqiptari 40-vjeçar që nuk pranoi të identifikohej, për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe se tashmë është martuar dhe ka dy fëmijë. “Unë shkoja në Paiania rregullisht dhe e kam ndihmuar për punë të ndryshme gjatë rregullimit të manastirit e kështu fituam familjaritet, teksa më premtoi që do punësohesha si shofer.

Pasi kaluam disa kohë bashkë, murgu më ftoi në dhomën e tij në katin e parë të manastiri. Ishte mëngjes dhe bënte punët, kur më thirri të më tregonte diçka. E pashë të shtrirë në krevat, thuajse të zhveshur. I thashë që është mëkat të bësh diçka këtu në vend të shenjtë dhe ai mu përgjigjë se “mëkati është krijuar për t’u bërë”. Më tej shqiptari thotë se “Disa herë i ka rënë derës një grua që ishte në manastirin dhe bënte punët. Ai e mallkoi keq dhe i tha të mos na shqetësojë. Pastori e kishte zakon të betohej dhe të mallkonte ata që nuk kishin shijet e tij, ose që ai besonte se e mërzisnin”.

Denoncimet për “Rasputinin”

Gjatë vizititës në manastirin Myrelaion, Pjetri dhe Aleka, një çift i ri thanë se “Ne shkuam nga kurioziteti për të parë se çfarë ndodhte atje dhe hasëm disa murgj, të cilët ishin duke mbajtur laptop në duar dhe shikonin video me përmbajtje të papërshtatshme. Gjithashtu, si altar kanë përdorur një frigorifer.

Një nga banorët e Paianias, Spiros Vangelis, e përshkruan si “priftin blasfemues me rroba të kuqe”, pasi pretendon se i kishte premtuar 300 euro për kryerjen e disa punëve dhe jo vetëm që nuk i ka shlyer ende paratë, por e mallkoi me kancer.

“Prifti e mbush me njerëz manastirin, veçanërisht të mërkurën, ku rrëfeheshin tregime, lexoheshin urime, parashikohej e ardhmja dhe praktikonte ekzorcizëm, duke pretenduar se është i mprehtë, pra mund të parashikonte të ardhmen me hirin e Zojës, me fjalë të tjera shfrytëzonte dhimbjen e tyre”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button