Lajmi për vizat në fokus të mediave serbe

Propozimi i Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën ka qenë një ndër lajmet kryesore i mediave serbe.

Një ndër gazetat më të lexuar atje” Blic”në lajmin e publikuar menjëherë pas propozimit të bërë nga KE-ja për heqjen e vizave të kosovarëve  shkruan se “kosovarët shumë shpejt mund të udhëtojnë në Evropë pa viza”, njofton Klan Kosova.

Ngjashëm raporton edhe portali “Tanjug”.

tanjug

“KE propozon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të Turqisë” është titulli i shkrimit dedikuar çështjes së rekomandimit për heqjen e vizave të kosovarëve.

Lajmi i mirë i sotëm për Kosovën nuk ka kaluar as pa vëmendjen e të përditshmes serbe “Veçernje Novosti”

novosti

“Komisioni Evropian ka propozuar në Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës për qëndrime të shkurtra në BE” theksohet mes tjerash në shkrimin e kësaj të përditshmeje, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button