Karvani i OEMVP-së në Strugë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore këtë muaj vazhdon Karvanin e saj në Strugë, ku u takua me rreth 30 biznese që operojnë në këtë rajon.

Nëpërmjet organizimit të takimeve të tilla, OEMVP më nga afër njihet me problemet e kompanive tona anëtare në çdo komunë. Drejtori Ekzekutiv Fatmir Bytyqi prezantoi aktivitetet, funksionin dhe rolin e Odës, si dhe shërbimet e reja që ofron Oda nga ky vit për anëtarët e saj, siç janë informatorët ligjor dhe ekonomik: Juris, Economicus dhe Dobia.

Mungesa e kuadrove profesionale në veprimtari të ndryshme, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë është një ndër temat që u diskutua si problematike në këtë rajon, por edhe mungesa e infrastrukturës në vendet rurale shihet si një ndër pengesat për zhvillimin e bizneve të vogla në rrethinën e Strugës.

Nënkryetari i OEMVP-së Mendi Qyra theksoi se Oda çdo vjet organizon dhe do të vazhdojë me takime të tilla me kompanitë, për t’u njohur me pengesat që ato hasin gjatë punës dhe prezantimin e propozimeve për zgjedhjen e tyre, njëherit për të parë çdo mundësi të përmirësimit të kushteve të të bërit biznes.

Takimi i radhës do të mbahet më 10 Maj 2016 (E martë) në Manastir dhe 12 Maj 2016 (E Enjte) në Dibër. Janë të ftuara të gjithë përfaqësuesit e bizneseve të këtij rajoni të marrin pjesë në këtë takim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button