Haradinaj: Propozimi për liberalizim, lajm i mirë edhe pse i vonuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si lajm të mirë rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Në fakt rekomandimi, megjithëse i fundit nga të gjitha vendet tjera të Evropës Juglindore, shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në BE, që është përcaktim yni strategjik”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Ai ka vlerësuar se Komisioni Evropian e ka bërë rekomandimin e duhur, sepse më në fund edhe Kosova po hyn në modelin e trajtimit të njëjtë me shtetet tjera, të cilat tashmë e kanë fituar këtë të drejtë.

“Vonesa e Kosovës në këtë proces, duhet t’i faturohet qeverive të disa mandateve të fundit, ndërkohë që u bëj thirrje autoriteteve në Bruksel, që të mos e vonojnë vendimin përfundimtar të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button