Manifestimi qendror me rastin e Miraxhit dhe Israsë

Myftinia e Kumanovë, në bashkëpunim me Bashkësin Fetare Islame organizuan manifestimin qendror me rastin e Israsë dhe Miraxhit i cili u mbajt në xhaminë e fshatit Llopat, ku me këtë rast u bë edhe hapja zyrtare e xhamisë së re.

Për të bekuar këtë manifestim prezent ishte edhe kreu më i lartë i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef Rexhepi me bashkëpuntorët e tij, myftijtë e Myftinive të vëndit, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, drejtori i Medreses Isa Beu, profesorë, hoxhallar dhe mysafirë të shumtë. Fajlë përshëndetëse para të pranishmëve mbajti Myftiu i Kumanovës h. Abedin ef. Imeri, i cili pas i përshëndeti të pranishmit, ju shprehu falënderime të përzemërta të gjithë atyre që kontribuan për ndërtimin e xhamisë së re.

Me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua kryetari i Bashkësisë Fetare, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef Rexhepi i cili, veç tjerash foli për ngjarjen, rëndësinë dhe porosinë e Israsë dhe Miraxhit, duke nënvizuar disa ndodhi dhe karakteristika të kësaj Nate të Shenjtë.

Po ashtu, Reisul Ulema i BFI-së foli edhe për rolin dhe rëndësinë e xhamisë. Në fund, efendi Rexhepi iu lut Allahut xh.sh. që të gjithë ato që kontribuan në ndërtimin e këtij tempulli të shënjtë t’i shpërblej më shpërblimet e Tij më të mira.

Pas fjalimit të Reisul Ulemas, kori i Myftinisë së Kumanovës u prezantua me disa ilahi. Ndërsa ligjeratën mbi këtë Natë të Shenjtë e mbajti Dekani i FSHI-së Fahrudin Ebibi, i cili foli për vlerën dhe rëndësin e Miraxhit dhe Israsë. Duanë e përurimit të xhamisë së re e bëri Myftiu i Myftinisë së Gostivarit H. Shaqir ef. Fetahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button