Besim Hoda: “Ndihem i tradhëtuar” nga BDI për idealet e luftës

Akuza të rëndë dhe fjalë si “tradhëti” u dëgjuan në debatin e fundit të Programit 200, në Alsat- M mes dy ish pjesëtarëve të UÇK-së. Besim Hoda, i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së tha se “ndihem i tradhëtuar” nga ish ushtarët e UÇK-së që janë pjesë e pushtetit ose që kanë pasur poste.

Ai akuzoi direkt ata se kanë “hequr dorë nga idealet e luftës së 2001” për barazi të shqiptarëve.

Z. Hoda gjithashtu tha se Ali Ahmeti duhet të kërkojë falje publike dhe se shënimi i 15 vjetorit të fillimit të luftimeve pa krerët emblemetikt të UÇK-së janë reflektim i këtij realiteti.

Por Rafis Aliti, Ish komandant “Mësuesi” nuk pranoi konstatimet e z. Hoda. Ai tha se vendimet e marra kanë qenë kolektive dhe duhen respektuar, edhe pse individualisht mund të mos pajtohej.

Sa i përket çështjes “Sllupçan” ai tha se bëhej fjalë për një aktivitet lokal dhe se atje ka shkuar kush ka marrë ftesë, duke sugjeruar se ish krerët e lartë të UÇK-së, duke e përfshirë edhe atë vetë, nuk kishin marrë ftesë. Edhe pse mbrojti BDI-në Rafis Aliti megjithatë pranoi se mund të bëhej më shumë nga partia e tij, por sipas tij nuk është e drejtë të thuhet se për 15 vjet nuk ka arritje për shqiptarët.

Debati mes dy pjesëtarëve të UÇK-së u zhvillua me tone direkte dhe me mospajtime të hapura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button