Regjistirm falas i të drejtave të pronësisë në 29 komuna të kadastrës

Komunat e kadastrës janë konfirmuar me Programin vjetor për azhnurim të të dhënave sipas detyrës zyrtare për vitin 2016 që e miratoi Qeveria në seancë në datën 26 të muajit të kaluar, me qëllim të zvogëlimit të mëtutjeshëm të përqindjes së parcelave të kadastrës me të drejta pronësore të pakonfirmuara.

Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive Slavçe Tërpeski sot apelon të gjithë qytetarët dhe personat juridik të cilët posedojnë pronë  në komunat e kadastrës me program të shtrojnë fletëparaqitje deri te reparti kompetent dhe të dorëzojnë dokumentacion adekuat  që ta tregojnë të drejtën e pronësisë, siç janë aktvendimet, marrëveshjet, aktet e organeve shtetërore, zgjidhje të trashëgueshme dhe listat e pronësisë. Pas kësaj, potencoi, Kadastri do të kryejë regjistirm falas të të drejtave të pronësisë.

Derisa qytetarët nuk paraqiten, potencon, Kadastra do të bëjë përpjekje të kryejë identifikim  dhe do t’i regjistrojë të drejtat e pronësisë, por nuk mund të garantohet se ku saktë do të regjistrohen. Për atë apelojmë deri te të gjithë qytetarët  ta shfrytëzojnë mundësinë dhe falas ta regjistrojnë të drejtën e pronësisë, tha Tërpeski.

Në Maqedoni ka gjithsej 4.047.000 parcela kadastrale, ndërsa 9,9, për qind janë me të drejta të pakonfirmuara të pronësisë. Në dy vitet e kaluara është kryer regjistrimi i parcelave në 104 komuna kadastriale nga gjithsej 205 komuna kadastriale ku përqindja e të drejtave të pakonfirmuara të pronësisë është më e madhe për 20 për qind. Në ato dy vite, siç informoi Tërpeski, masën e ka shfrytëzuar rreth 10.000 qytetarë dhe persona juridikë të cilëve falas  u është konfirmuar e drejta e pronësisë të mbi 16.000 parcelave kadastriale. Së bashku me programin për sivjet e deri më tani janë përfshirë 133 komuna kadastriale, ndërsa me programin e ardhshëm duhet të përfshihen 72 komuna të tjera.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button