“Heshtja është krim, e ndihmon regjimin” (FOTO)

Heshtja na bën bashkëpunëtorë të regjimit. Është formë për ta pranuar represionin dhe progresin e autoritetit. Klasa intelektuale nuk duhet të jetë inferiore dhe të bjerë nën propagandën e regjimit. Ky ka qenë përfundimit i “Gjykatës simbolike të drejtësisë”, nga shoqëria civile e organizuar nga “Tribunis Civilis”, raporton Portalb.

Në panel morën pjesë profesori universitar Lubomir Fërçkovski, ish diplomati Ervan Fuere, profesor Slobodan Unkovski dhe politologja Ana Çupevska.

Tribunën e ka hapur ish lehtësuesi i dialogut që doli nga Marrëveshja e Përzhinos, Pitar Vanhojte.

“Do të doja të filloja me një minutë heshtje po kam shumë për të thënë. Nuk kam parë askund më shumë frikë se sa në Maqedoni: për punën, familjen, etj. S’kam parë askund aq të rinj që duan të ikin nga vendi”, tha mes tjerash Vanhojte.

“Kjo diktaturë ka klientë, t’i zbardhim këto klientë, që të mos rritet dëmi. Pa dëshmuar këtë krim, diktatura do të shndërrohet në hijen tonë. Me dëshminë tonë duam ta godasim inferioritetin. Kështu duke mundësuar rezistencë. T’i inkurajojmë të tjerët se heshtja nuk është depolitizim. Antikvizimi dhe albanofobia konstante budallallëku i klasës intelektuale në Maqedoni. Ata që thonë se po heshtin dhe janë politik po bien në propagandën e partisë në pushtet”, theksoi profesori Fërçkovski.

Sipas ish diplomatit Ervan Fuere, heshtja e forcon regjimin autokratik.

“Partia ka okupuar institucionet shtetërore. Është dëshmuar edhe në raportet e ndryshme për Maqedoninë. Problemi më i madh paraqitet korrupsioni, si dhe dështimi për ta luftuar. Dhunimi i të drejtave themelore gjithashtu është shqetësuese. Nga viti 2006 shteti shkon duke rënë në rejtingjet për lirinë e shprehjes. Mirëpo, prapë shihet një dritë. Shihet drita tek mijëra protestues nëpër rrugët e Shkupit. Këta persona janë aty për t’i thënë jo diktaturës dhe shkeljes së të drejtave. Protestuesit janë zëri që duhet të dëgjohet. Prokuroria Speciale Publike dhe ekipi, gjithashtu janë shpresë për Maqedoninë. Duhet plotësim i kushteve për të ardhur deri të zgjedhjet. Duhen reforma urgjente për të funksionuar demokracia”, nënvizoi Fuere.

Me frikë dhe heshtje pranohet regjimi, tha politologja Ana Çupevska.

“Heshtja është diskurs për kolaborim, sepse e ndihmon autoritetin, progresin e tij dhe e pranon represionin. Kjo do të thotë se bën krim”, përfundoi ajo.

“Gruevski, siç dëgjuam nga “bombat” u paraqit edhe si porositës i veprave artistike. Nuk e di se prej nga fascinohen artistët. Megjithatë më vjen mire kur shohë se protestave ditë e më shumë po i bashkëngjiten edhe artistë. Ky regjim na mori 10 vjet nga veprimtaria jonë”, tha profesori Unkovski./Portalb

13174228_10209512836640484_2998888285084303171_n

13174126_10209512799399553_3048684068332834013_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button