Transparency International kërkon anulimin e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e Ivanovit

Transparency International dhe  dega e saj në Maqedoni kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Gjorge Ivnaov dhe  anulimin e zgjedhjeve të caktuara për më 5 qershor derisa nuk pastrohet Lista Zgjedhore, njofton Portalb.

“Maqedonia del në protestë kundër hapit që shihet qartë se ka për qëllim që ta amnistojë ish kryeministrin, Nikolla Gruevski dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë që janë të përzier në skandalin e përgjimeve”, thonë nga Transparency International.

Sipas tyre, në kohën kur Gruevski ka qenë kryeministër, ai e ka urdhëruar shërbimin sekret të Maqedonisë, të udhëhequr nga kushëriri i tij, që t’i përgjojë telefonatat e më shumë se 20.000 personave, transmeton Portalb.

“Materialet e inçizuara të cilat dolën në publik tregojnë se anëtarët e Qeverisë së Gruevskit kanë qenë të përfshirë në mashtrime zgjedhore, korrupsion dhe në mbulimin e detajeve të rasteve kontroverse të vdekjes”, thuhet në deklaratën e TI.

Nga TI, thonë që për të sunduar e drejta në Maqedoni duhet të mbahen zgjedhje fer, të lira dhe demokratike dhe për këtë duhet që presidenti të jep dorëheqje dhe zgjedhjet të anulohen derisa të pastrohet Lista Zgjedhore.

Transparency International e definon korrupsionin në nivel të lartë si keqpërdorimin e pushtetit në nivel të lartë që i bën dëm shoqërisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button