A ishte Kërpaç arsyeja që Janeva kërkoi kompetenca për mbrojtjen e dëshmitarëve? Përgjigjet PSP

Kosta Kërpaç nuk ka qenë arsyeja që Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar të ndryshohet ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve që të mundet të propozojë dhe të kërkojë mbrojtjen e dëshmitarëve të caktuar, thonë për “Meta” nga Kabineti prokurores speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.

“Për personin që pyetni, nuk ka qenë arsyeja që ne kërkuam të ndryshohet rregullativa ligjore”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të PSP-së, në pyetjen se “A ka qenë Kosta Kërpaç arsyeja që Prokuroria Speciale ka kërkuar të ndryshohet dhe plotësohen ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve”.

Përndryshe, PSP më 28 prill, ashpër i demantoi informatat se ky institucion ka bërë trysni ndaj të ndjerit Kosta Kërpaç dhe se i njëjti vullnetarisht është paraqitur në prokurori për të dëshmuar në një procedurës paraprake.

“Bashkëpunimi me dëshmitarin ishte pa të meta dhe bëheshte fjalë për një person të jashtëzakonshëm. AI ka qenë dëshmitar jo i akuzuar “, kanë thënë nëpërmjet një kumtese nga PSP.

PSP ka njoftuar se posedon dëshmi për shumë rrethana relevante, veçmas edhe për trysnitë që i janë bërë Kërpaçit, ndërkaq, transmeton Portalb.

Për këto arsye, kanë shtuar nga PSP, është i paqartë vendimi i presidentit Gjorge Ivanov, i cili e ka aboluar apo falur personin në fjalë.

“Për rastin e vendimit të presidentit Ivanov, ende presim përgjigje në lidhje me atë se prej ku i ka pasur informatat presidenti se personat që i ka aboluar, paraprakisht kanë qenë nën hetime nga PSP”, kanë thënë nga Prokuroria Speciale, transmeton Portalb.

Nga zyra e presidentit Ivanov, në po të njëjtën ditë kur ka reaguar dhe PSP, kanë refuzuar të komentojnë në lidhje me rastin në fjalë, përcjellë Portalb.

Për rastin në fjalë, dje Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, e cila udhëheqë hetimet për vdekjen e Kosta Kërpaçit dërgoi shkresa në më shumë institucione.

Nga zyra e Marko Zvërlevskit kanë thënë se ndër të tjera, janë dërguar kërkesa edhe deri te prokuroria me të cilën udhëheqë Katica Janeva.

“Prokuroria Themelore Publike e Shkupit sot ka dorëzuar kërkesa në Prokurorinë Speciale, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Gjykatën Themelore Shkup 1, për sigurimin e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për të ndjerin K.K, për ta zbardhur rastin”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

Nga Prokuroria nuk kanë dhënë detaje shtesë, për atë se çfarë përfshihet në kërkesat e dërguara në këto institucione.

Të shtënat në Kapishtec, një person pa shenja jete

Përndryshe, më 27 prill të këtij viti, në banesën e tij u gjet pa shenja jete, Kosta Kërpaç, i cili ishte i aboluar apo falur nga presidenti Ivanov, bashkë me 55 politikanë dhe funksionarë tjerë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button