Anulohet gjykimi për të akuzuarit për demolimin e zyrës së Ivanovit

Edhe sot u anulua gjykimi për rastin gjyqësor në Gjykatën Themelore Shkupi 2 kundër Nikolla Arizanovskit dhe Filip Nakovskit, të cilët janë të akuzuar për pjesëmarrje në turmë, gjegjësisht për protestat e organizuara më 13 prill në Shkup, ku disa protestues e demoluan Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov, për shkak se prokurori ende nuk ka dhënë vlerësim për dëmin që duhet ta paguajnë të akuzuarit.

Dy të akuzuarit kanë shprehur gatishmëri që ta pranojnë fajin, por kanë kërkuar që t’u precizohet dënimi sepse sipas avokatëve të tyre, nuk është e drejtë që vetëm dy persona ta paguajnë dëmin që e kanë shkaktuar shumë protestuesit.

Përndryshe, Sipas Prokurorisë, dëmi i demolimit të Zyrës së Ivanovit kap vlerën e 880.000 denarë, gjegjësisht 15 mijë euro.

Gjykatësja që e udhëheqë lëndën, Vesna Petrovska – Tagasovska, dje ka deklaruar se në aktin e Prokurorisë është i vendosur i tërë dëmi që e kanë shkaktuar të gjithë protestuesit, por ka theksuar se në ndërkohë ka arritur edhe lëndë e re për protestues tjerë, megjithatë ajo nuk pranon bashkim të procedurave.

“Nuk pranoj bashkim të procedurave sepse nuk dua t’ua shkurtoj të drejtën për mbrojtje të këtyre dy të akuzuarve të cilët kanë shprehur gatishmëri për pranimin e fajit. Vlerësoj se shuma është shumë e lartë që vetëm këto dy të akuzuar ta paguajnë dhe për këtë e kam kthyer propozimin e Prokurorisë në Prokurori që të precizohet dëmi vetëm për këto dy të akuzuar”, tha prokurorja, Petrovska Tagasovska, transmeton Portalb.

Avokati, Vlladimir Danaillov i cili i mbron dy të akuzuarit, ka theksuar se është e padrejtë që dënimin për dëmin ta paguajnë vetëm dy protestues, duke shtuar se pret që ata të marrin dënim me kusht prej tre vjetëve.

Përndryshe, më 12 prill të këtij viti. presidenti Ivanov e solli vendimin për faljen e 56 politikanëve dhe funksionarëve të tyre që janë nën hetime, me këtë rast, menjëherë mijëra qytetarë dolën në protesta kundër këtij vendimi.

Përveç protestës së 13 prillit, ku protestuesit arritën të futën në Zyrën Popullore të presidentit Gjorge Ivanov dhe ta demolojnë atë, protestat kryesisht kanë qenë të qeta dhe pa incidente. /Portalb

Ekskluzive: Ja momenti kur protesuesit hyjnë në objektin e presidencës (VIDEO+FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button