Personat me aftësi të kufizuara; të hiqen pengesat për një shoqëri gjithpërfshirësë!

Sot është dita botërore e personave me aftësi të kufizuara.

Statusi i personave me aftësi të kufizuara në Maqedoni vazhdon të mbetet shqetësues.

Përfaqësues të Orgainizatave të ndryshme të personave me invaliditet vazhdojnë të shprehen të shqetësuar për shkak përjashtimit të tyre në rend të parë nga institucionet shtetërore, ku nuk mund të kenë as qasje.

Shoqata e personave me aftësi të kufizuara ‘Shpresa’, vazhdimisht ka bërë thirrje që pjestarët e saj të mos përjashtohen nga shoqëria.

‘Shoqata e personave me aftësi të kufizuara ‘Shpresa” ka regjistruar më tepër se 500 persona’ thonë ata.

Nga ana tjetër më shumë se 2 mijë persona janë në regjistrin e personave të verbër të Maqedonisë.

‘Lidhja e personave të verbër të Maqedonisë u formua që në vitin 1964, ndërsa vepron si organizatë joqeveritare. Në lidhjen tonë që është ombrellë e 18 përfaqësive nëpër qytet tjera janë të anëtarësuar më shumë se 2 mijë persona me pengesa në shikim’ thonë nga Lidhja e të verbërve.

UNICEF-i përkujton se mbi një miliardë njerëz, ose rreth 15 për qind e popullsisë së botës, jetojnë me një formë të aftësisë së kufizuar.

Personat me aftësi të kufizuara, “minoriteti më i madh në botë”, shpesh përballen me pengesa për pjesëmarrje në të gjitha aspektet e shoqërisë.

Pengesat mund të marrin forma të shumëllojshme që rrjedhin nga legjislacioni apo politika, apo nga qëndrimet ose diskriminimi shoqëror.

Rezultati është se personat me aftësi të kufizuara nuk kanë çasje të barabartë në shërbime, përfshirë arsimin, punësimin, kujdesin shëndetësor, transportin, pjesëmarrjen në politikëbërje apo drejtësi.

Kuvendi i Maqedonisë, me 5 dhjetor të vitit 2011 kishte miratuar Konventën e OKB për personat me aftësi të kufizuar, por as kjo si e vetmja shpresë e qytetarëve të kësaj kategorie nuk po gjen miratim./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button