Nis faza e dytë e programit kundër korruësionit

Zyra e Programit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë, sot fillon me fazën e dytë të programit Kundër – Korrupsion.

Më anë të së cilës synohet parandalimi dhe luftimi i korrupsionit përmes ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, si dhe fuqizimit të qytetarëve në vendimmarrje.

Faza e parë e këtij programi është zbatuar gjatë viteve 2012 – 2015. Kurse, faza e dytë e programit do të vazhdojë deri në vitin 2020.

Sipas një njoftimi të UNDP-së, synimi i këtij programi ka qenë dhe vazhdon të jetë parandalimi dhe luftimi i korrupsionit.

Programi po zbatohet në partneritet me Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, Komunat e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile dhe po mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë (SDC), dhe Agjencia Daneze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (DANIDA).

Ceremonia për nder të fillimit të fazës së dytë të programit fillon sot nga ora 17:00, ku pritet të jenë prezentë udhëheqësit e institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe do të ndahen mirënjohje për partnerët kryesorë të fazës së parë të programit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button