Bota në dysh

sot në tokë janë rritur armiqësit njerëzore, populli shumë shpejt do të ndahet në dysh…

Ku mbetën ëndrrat e mija që të behëm princ në atdhe. Ku mbetën gjurmët që i lash pas për të ngritur flamurin e bardhë të përgjakur në rrugët e paqes nëpër jetë.

Ku mbeti e vërteta që duhet lavdëruar dhe nderuar gjatë gjithë jetës, pse gënjeshtra zuri vend tek zemrat tuaj o zuzar të lidhur më pranga mashtrimi…

Populli im i dashur dhe i çmuar sa vet jeta ime, populli im shqiptar, pse heshtni përballë varfërisë dhe tokës që çdo ditë e lagni më lot dhimbje.

Pse fëmijët e botës, nëpër botë akoma edhe në shekulli 21 – ni, vdesin për një copë bukë, pse vdesin fëmijë nga armët që plumbat i kanë më gjak dhe padrejtësi…

Pse mësuesit tanë na mësuan këngën ‘’ partizani në luftë po shkon ‘’ e sot fëmijët tani i rrahin dhe i godasin në formë brutale ca mësues, këta kreshta të keq-menaxhuar në shkollë, akoma gjatë jetës e kanë po atë këngë në mendje dhe në kokat e tyre…

Shumë herë kam pyetur hënën pse kaç bukur ndriçon mashtruesit, e kam pyetur diellin pse kaç bukur rrëzon fjalët e shtypësve, dhunuesve,  vrastarëve që në emër të paqes, në emër të  ‘’ drejtësisë ‘’ çdo dirë vrasin njerëzve të pa fajshëm…

Lufta në Kosovë ka përfunduar, por lufta në të gjithë botën ishte dhe akoma është zgjeruar në rrugën e saj.

Toka, rrugët e gjithë botës do lahen më shumë gjak, do vdesin njerëz të pa – fajshëm, njerëz të cilët do thërrasin për paqe dhe jetë të përbashkët, do vdesin njerëz që mundohen më mendje dhe shpirt të sjellin paqe në të gjithë Universin, këta njerëz do i vrasin gabimtarët…

Sot në tokë janë rritë armiqësitë, në të ardhmen do rritën akoma më shumë, do ndahet populli në këtë botë fatkeqësisht në dysh, gjatë rrugës shumë shpejt…

Rruga e shtruar në ca vende në botë më lule dhe paqe, do kthehet në gjëma dhe gjak.

Rrugët e botës që sot janë të mbushura më forcë do të rrënohen nga dora e të fort mbi qiellore…

Toka po mbushte më çizme të padrejtësisë, njerëzimi po shkon drejtë errësirës edhe pse sot më shumë se në të kaluarën ka ecur zhvillimi i teknologjisë, është zhdukur në mas të madhe analfabetizmi dhe sot në mesin e njerëzve ka shumë të ditur, të shkolluar, dijetar, shkencëtar, filozof, poet, shkrimtar, gazetar, doktor, mësues  etj, etj.

Luftërat që do behën, do behën në emër të drejtësisë, dhe në fund do fiton i drejti, do fitoj  drita e vërtetë, por vetëm atëherë kur është derdhur shumë gjak, kur të derdhet tepër gjak mbi këtë tokë të djegur dhe kalimtare…

Njerëzimi do mundohen të bashkuar më forca të mëdha, më artileri të rënda dhe të përsosur për të ndaluar shtypjen kinse në ‘’ emër të paqes ‘’ të sjellin drejtësi, ky mision do jetë i dështuar, sepse misionet në tokë, nëpër botë nuk sjellin drejtësi, nuk janë për drejtësi misionet, por janë për të shtypur dhe për të sjell  ‘’paqe‘’ më padrejtësi dhe më forcë të madhe në tokë nëpër botë…

Befasia njerëzore do të ndodh, nuk do fitoj i forti, nuk do fitoj shumica, por nga pakica do behën shumicë, dhe nga kjo shumicë do vie fitorja, atëherë pas këtij gjaku të derdhur do vie paqja.

Kjo paqe nuk do zgjas shumë, sepse do vie fundi i botës, kjo botë do të rrënohet, i kanë luajtur themelet e saj, ja kanë hekur gurin e themelit që prej vitesh, por tani dhe në vitet që do vinë do t ‘i heqin  akoma më shumë gurët kësaj bote njerëzimi…

Rruga e vetme është, rruga që të ndjekim drejtësinë. Andaj o njeri mbi këtë botë, mos mbështet të fortin, por mbështet të drejtit, se aty ku është drejtësia, aty është forca…

Përshëndetje dhe Zoti e bekoftë gjithë njerëzimin, ditë të rënda do përjetojë…

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button