Juventus Serava finalist i parë i Kupës

Skuadra shqiptare që garon në Ligën e Parë të futbollit në sallë, Juventus Serava është skuadra e parë që ka arritur të jetë në finalen e Kupës së Maqedonisë në këtë garë.

Në një ndeshje mjaft dramatike ku kanë vendosur penalltitë, skuadra nga Shkupi, më saktësisht nga lagja e Seravës, edhe pse kishte një epërsi të lartë deri në minutat e fundit, në fund është dashur që finalen ta sigurojë vetëm pas goditjeve nga pika e bardhë. Por shkupjanët kanë thënë se kjo ishte një dramë nën regjinë e referëve, pasi ndeshjen ata e kishin nën kontroll.

Kështu Juventusi kishte epërsinë fillimisht duke arritur diferencë 2:0, ndërsa më pas rezultati ngushtohet në 2:1. Por Juventusi shënon më pas edhe dy herë që pjesa e parë të mbyllet 4:2. Në këtë pjesë tre gola ishin vepër e Nermin Bishevac që shënoi tre herë, ndërsa një gol e shënoi Besnik Tërstena. Në pjesën e dytë nikoqirët Hedis, shënuan edhe dy gola të tjerë, ndërsa vendimtarë për barazimin sipas trajnerit Gafur Hasani ka qenë referi i cili në minutën e fundit ka dhënë penallti për nikoqirët. Kështu më pas për Juventus Seravën shënojnë edhe tri penalti Reshat Ali, Nermin Bishevac dhe Besnik Tërstena. Kështu tani Juventus Serava do të pret më të mirin nga gjysmëfinalja tjetër Zhelezarec – Ciko.

Gafru Hasani në prononcimin e tij për Portalb.mk ka thënë se ai dhe ekipi i tij janë të kënaqur nga suksesi dhe se tani presin me padurim finalen. “Ne jemi optimist para secilës ndeshje, nuk e kemi me rëndësi se cila ekip do të jetë kundërshtari ynë në finale. Kërkojmë suksesin në çdo ndeshje dhe futemi me vullnet dhe dëshirë për ta fituar atë”, ka thënë Hasani.

Juventus Serava është një nga ekipet që vite me radhë garon ën Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll në sallë, duke pritur dhe një triumf të radhës në këtë kategori. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button