Adili: Uniteti përkrahë protestën e 9 majit

“Ka pasur hapësirë dhe mundësi që të bëhet presion më i madh përmes përfaqësuesve shqiptarë në Marrëveshjen e Përzhinos, por jo, nuk u bë asnjë ndryshim në favor të shqiptarëve”, ka theksuar deputeti Zylfi Adili nga partia Uniteti, në emisionin “Intervista” në TV Shenja.

Ai gjithashtu tha se shqiptarët në takimin e Përzhinos nuk kanë qenë të përfaqësuar në asnjë anë, pasi sipas tij, kishim 3 subjekte në njërën anë dhe vetëm një në anën tjetër, në këtë rast LSDM-ja.

Ndërkohë duke folur për protestat që po zhvillohen kundër vendimit të Ivanovit, Adili tha se është i mendimit se qytetarët shqiptarë në Maqedoni duhet të jenë më të sigurt në vetvete, më optimist në këtë rrugëtim që ka filluar, pasi që ky regjim, nuk bie aq lehtë.

“Derisa përfaqësuesit ndërkombëtar dalin hapur në mbështetje të protestave, kjo nënkupton që kjo do ta ketë një përfundim të mirë”, theksoi Adili.

Ai më tej tha se UNITETI është një ndër subjektet politike që nënshkruan deklaratën e përbashkët që u nënshkrua ndërmjet katër partive opozitare në vend, dhe theksoi se do e mbështesë padyshim protestën e 9 majit të organizuar nga Këshilli Opozitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button